Skip to main content

Skandal në burgun e Fierit: Gjenden telefona, drogë dhe alkool gjatë kontrolleve


Gjatë kontrolleve të realizuara në IEVP Fier janë zbuluar dhe sekuestruar sende të ndaluara, përfshirë telefona celularë, karikues, lëndë të dyshuara narkotike dhe sasi alkooli.

Sipas autoriteteve, gjatë operacionit janë gjetur 10 telefona dhe 10 karikues në ambientet e institucionit, si dhe disa bidona me përmbajtje të dyshuar alkoolike. Po ashtu, në dy raste të veçanta është konstatuar edhe lëndë narkotike e fshehur.

Në një kontroll tjetër me skaner, një i dënuar është kapur me pesë qese të vogla të dyshuara me substancë narkotike të fshehura në veshje, duke u shoqëruar më pas në sektorin e veçimit.

Autoritetet kanë njoftuar institucionet përgjegjëse dhe kanë nisur procedurat përkatëse hetimore, ndërsa kontrollet në këtë institucion pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Popular posts from this blog

E trishtë: Ndahet nga jeta ekonomisti, Flamur Kuçi

Ka ndërruar jetë Flamur Kuçi, në moshën 37-vjeçare, raporton Sinjali. I ndjeri ka qenë ekonomist në Suharekë, ku njihej për profesionalizmin dhe angazhimin e tij, duke lënë pas dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Familja Kuçi ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 28.05.2026, në orën 18:00, në varrezat e qytetit në Suharekë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Arrestohet Arblind Pireva për vrasjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar Arblind Pirevën, i dyshuari kryesor për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte në kërkim nga organet e rendit dhe është lokalizuar pas veprimeve hetimore të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme. Pas sigurimit të prezencës së tij dhe përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, Arblind Pireva është dërguar në qendrën e mbajtjes. Ai dyshohet për përfshirje në vrasjen që ka ndodhur në rrugën “Rifat Berisha” në Prishtinë, ku viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë. Ndërkohë, për rastin Sinjali ka raportuar ekskluzivisht. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Kjo është 46-vjeçarja e dyshuar për vrasjen në Ulqin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ulqin të Malit të Zi, ku një 36-vjeçare nga Shqipëria ka humbur jetën si pasojë e një vrasjeje. Viktima është identifikuar si Dila Ndoj, me origjinë nga Balldreni i Lezhës, ndërsa rasti ka tronditur familjarët dhe komunitetin ku ajo jetonte. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda një marrëdhënieje personale, ndërsa autori i dyshuar është një 46-vjeçar nga Kosova, i cili është arrestuar nga autoritetet malazeze pak pas krimit. Pas vrasjes, ai dyshohet se i ka vënë flakën banesës së përbashkët në Kodre, duke shtuar edhe më tej rëndësinë e ngjarjes. Familjarët e viktimës kanë udhëtuar drejt Malit të Zi për procedurat përkatëse, ndërsa pritet që ceremonia mortore të zhvillohet në vendlindjen e saj në Lezhë. Autoritetet malazeze po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/