Skip to main content

Posts

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Çyçavicë

Janë dëmtuar shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë. Kështu ka njoftuar faqja e fshatit Sibofc të komunës së Obiliqit, ku sipas tyre, dëmtimet janë shkaktuar nga persona të panjohur, ndërsa përmasat e tyre janë të tilla që kërkohet ndërhyrje për sanimin e tyre. Ata kanë bërë thirrje që rasti të trajtohet me seriozitet nga organet e rendit dhe të hetohen rrethanat e dëmtimit. Lidhur me rastin, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë janë dëmtuar shkronjat e UÇK-së edhe në Kaçanaik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Katalanasit shumë pranë nënshkrimit me Bernardo Silvën

Bernardo Silva dhe Barcelona kanë shtrënguar duart për një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare, sipas raportimeve nga RAC1, Alfredo Martínez dhe Pedro Almeida. Mesfushori portugez raportohet se do t’i bashkohet gjigantëve katalanas me një kontratë dyvjeçare. Silva do të transferohej si agjent i lirë, një lëvizje që përbën një lehtësim të madh për situatën financiare të klubit. Megjithatë, Barcelona do të duhej të paguajë një bonus nënshkrimi për lojtarin dhe agjentin e tij, shuma e të cilit ende nuk është bërë publike. Ky operacion konsiderohet si një sukses i rëndësishëm për klubin katalanas, i cili siguron shërbimet e një prej mesfushorëve më të vlerësuar në botën e futbollit pa paguar tarifë transferimi. Bernardo Silva, 31 vjeç, vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiola, ku fitoi çdo trofe të mundshëm në nivel klubesh dhe madje mbajti edhe shiritin e kapitenit në sezonin e tij të fundit me klubin anglez. Sinjali – aty ku e vërteta f...

Aksidentohet një autobus në SHBA, vdesin 5 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në shtetin e Virxhinias, në SHBA, ku pesë persona humbën jetën dhe 35 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus u përplas me gjashtë automjete në autostradën  Interstate 95 . Sipas autoriteteve amerikane, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë zonës së  Quanticos , në qarkun Stafford. Hetimet paraprake tregojnë se trafiku ishte ngadalësuar për shkak të punimeve në rrugë, ndërsa autobusi nuk arriti të reduktonte shpejtësinë në kohë dhe goditi automjetet që ndodheshin përpara. Të pesë viktimat ndodheshin në automjetet e përfshira në përplasje, ndërsa tre nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje kritike. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur se për çfarë shërbimi përdorej autobusi dhe sa persona ndodheshin në të në momentin e aksidentit. Policia shtetërore ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzave. Për shkak të aksidentit, korsitë në drejtim të jugut ...

Arrestohet ylli anglez për vozitje nën ndikimin e drogës

Ish-futbollisti i Anglisë, Raheem Sterling, është arrestuar me dyshimin se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e drogës. Sipas “The Sun”, Sterling është ndaluar pas një aksidenti të ndodhur të enjten në mëngjes, rreth orës 09:00, kur vetura e tij, një Lamborghini, është përplasur në autostradë. Raportohet se Sterling, i cili aktualisht është pjesë e Feyenoordit në Holandë, është liruar me kusht në pritje të hetimeve. Ai dyshohet për disa akuza që lidhen me incidentin, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin. Sterling ka një karrierë të gjatë në futbollin anglez, ku ka luajtur për Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Chelsean. Ai ka 82 paraqitje dhe 20 gola për përfaqësuesen e Anglisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Ministri shqiptar i Mbrojtjes takohet me zv.sekretaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska, ku është diskutuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, angazhimin e Shqipërisë në Aleancë dhe përgatitjet për samitet e ardhshme të NATO-s. Gjatë takimit, ministri Nufi ka rikonfirmuar përkushtimin e Shqipërisë për të mbetur një faktor konstruktiv në Evropën Juglindore, duke mbështetur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Në fokus të bisedimeve ishte edhe angazhimi i Shqipërisë ndaj NATO-s dhe vlerave euroatlantike, si dhe zbatimi i vendimeve të Samitit të Hagës për rritjen e investimeve në mbrojtje. Sipas ministrit, rritja e buxhetit të mbrojtjes do t’i japë Shqipërisë më shumë fleksibilitet për të përmbushur detyrimet dhe kërkesat e Aleancës. Palët diskutuan gjithashtu për modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe rigjallërimin e industrisë vendase të mbrojtjes. Ministri shqiptar theksoi se ka zhvillime inkurajuese dhe intere...

Irani: Bisedimet me SHBA-në janë duke vazhduar, por nuk është arritur asnjë marrëveshje

Teherani ka deklaruar sërish se një marrëveshje përfundimtare me SHBA-në nuk është arritur, pavarësisht negociatave që po vazhdojnë, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Tasnim. Ndërsa të dyja palët vazhdojnë të bëjnë deklarata dhe kundërdeklarata pothuajse çdo ditë – pa një përparim të qartë publik – zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, ka paraqitur disa qëndrime pas deklaratës së fundit të presidentit amerikan Donald Trump në Truth Social. Trump tha se po merr një vendim përfundimtar për një marrëveshje me Iranin në Dhomën e Situatave më herët gjatë ditës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Tragjedi në Skoci, një adoleshent mbytet në ujëvarë gjatë valës së të nxehtit – viktima e 12-të në Britani

Një djalë adoleshent në Skoci është bërë viktima e 12-të e lidhur me incidentet ujore gjatë valës së fundit të të nxehtit që ka përfshirë Britaninë e Madhe. Sipas autoriteteve, policia është njoftuar rreth orës 18:45 të së enjtes për një person që ndodhej në vështirësi në zonën e ujëvarave Bracklinn Falls, në Stirlingshire të Skocisë. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, adoleshenti është gjetur pa shenja jete. Një zëdhënës i Policisë së Skocisë deklaroi se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe se rasti do t’i referohet prokurorit fiskal për procedurat përkatëse. Ujëvarat Bracklinn Falls ndodhen brenda Loch Lomond and The Trossachs National Park, një zonë e njohur turistike që tërheq vizitorë të shumtë, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta. Ngjarja është rasti më i fundit në një seri aksidentesh tragjike të regjistruara gjatë ditëve të fundit. Viktima të tjera janë raportuar në disa zona të Britanisë, përfshirë South Yorkshire, West Yorkshire, Cornwall, Hamp...