Skip to main content

"Shtëpi 250 mijë euro u ble për 150 mijë" – Ish-këshilltari ngre akuza të forta ndaj Arbërie Nagavcit për pazare në fund të mandatit


Ish-këshilltari i Ministres së Arsimit në Kosovë, Valdrin Dervishaj, ka ngritur dyshime publike lidhur me mënyrën e blerjes së një prone nga ish-ministrja Arbërie Nagavci në një nga lagjet më të shtrenjta të Prishtinës.

Në një reagim të publikuar, Dervishaj ka kërkuar që Byroja për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë të trajtojë rastin, duke theksuar se duhet të hetohen jo vetëm figurat e opozitës, por edhe zyrtarë të pushtetit aktual dhe ish-zyrtarë të tij.

Sipas tij, shtëpia është blerë në fund të mandatit qeveritar dhe “fingo e re”, ndërsa pretendon se çmimi i paguar është dukshëm më i ulët se vlera reale e tregut në atë zonë.

Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi kredinë e marrë për blerjen e pronës, duke thënë se kësti mujor prej rreth 1600 eurosh nuk përputhet me pagën e atëhershme të ish-ministres, e cila sipas tij ishte rreth 1700 euro.

Dervishaj pretendon se në atë zonë shtëpitë kushtojnë mbi 250 mijë euro, ndërsa prona është blerë për rreth 150 mijë euro, duke kërkuar transparencë dhe hetim të plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Popular posts from this blog

E trishtë: Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë-Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë, ku njëri nga tre të lënduarit ka ndërruar jetë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se viktima është një 47-vjeçar. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. “Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve, mashkull i moshës madhore 47 vjeç, si pasojë e lëndimeve nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, tha ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Tensione mbi Egje, 4 avionë luftarakë turq shkelin hapësirën dhe përplasen me ata grekë

Një përplasje në ajër midis avionëve luftarakë grekë dhe atyre turq F-16 të armatosur mbi në detin Egje, ndodhi sot (25 maj”, duke rritur tensionet në gadishullin ballkanik. Pas shumë muajsh, pilotët e avionëve turq që shkelën hapësirën ajrore kombëtare refuzuan të zbatonin udhëzimet dhe të ktheheshin në hapësirën ajrore turke, duke rezultuar në përfshirjen e tyre në një ‘përleshje’ virtuale me avionët grekë të gatishmërisë që “u ngritën” për t’i kapur. Sipas të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Helene, në FIR të Athinës, në Egjeun Verilindor dhe Juglindor, dy avionë të armatosur turq F-16 dhe dy avionë të tjerë spiunë turq CN-235 hynë pa paraqitur më parë planet e fluturimit. Përveç luftimit virtual, u regjistruan 4 shkelje të rregullave të trafikut ajror dhe 10 shkelje  të hapësirës ajrore kombëtare prej 10 miljesh detare (8 nga avionët CN-235 dhe dy nga F-16 turq).  Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online

Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë sot në fuqi, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në procedurat për marrjen dhe rifitimin e shtetësisë. Sipas tij, ligji i ri synon të lehtësojë dhe modernizojë procesin e aplikimit, duke reduktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe duke shkurtuar ndjeshëm afatet e shqyrtimit të kërkesave. Një nga ndryshimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për qytetarët që janë detyruar të heqin dorë nga ajo për arsye objektive. Tashmë, nga dokumentet e kërkuara më parë, mjaftojnë vetëm kërkesa e plotësuar dhe dëshmia se aplikuesi nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë në shtetin ku jeton. Po ashtu, aplikimi për shtetësi mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit është ulur nga 6 muaj në vetëm 30 ditë. Ligji është miratuar më 23 prill 2026 në Kuvendin e Kosovës dhe konsiderohet si një nga reformat më të rëndësishme në këtë fushë për diasporën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSin...