Skip to main content

Shqipëria do të hapë zyrtarisht fazën përfundimtare të negociatave me BE


Kryeministri Edi Rama tha sot se më 26 maj Shqipëria do të çelë zyrtarisht fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, pas përmbylljes me sukses të fazës hyrëse të procesit.

Gjatë shënimeve të javës, Rama theksoi se “shënimi i shënimeve është ai që lidhet me ballafaqimin mes Komisionit Europian dhe shteteve anëtare në Bruksel, për raportin e detyrave të kryera nga Shqipëria pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek opozita që sipas tij ndërmori një “ofensivë energjie negative” ndaj Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, teksa përmendi protestat dhe incidentet në Tiranë, të cilat sipas tij synonin të dëmtonin imazhin e vendit në sytë e partnerëve europianë.

Rama tha se opozita pretendonte se rruga europiane e Shqipërisë ishte bllokuar dhe se qeveria ishte izoluar, por shtoi se zhvillimet në Bruksel dëshmuan të kundërtën.

“Ai ballafaqim mori kohën e vet, në ndërkohë që “molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës, gëzonin si fëmijët kur fotot e kazanëve me flakë apo të molotovëve e flakadanëve që hidheshin nëpër Tiranë bënin xhiro në median e botës. Mblidh benzinë e hidh bombë artizanale me vandalë të paguar, u lëshuan po ashtu kanaleve e portaleve të Shqipërisë për t’i helmuar shqiptarët. Mblidh e hidh jargë urrejtjeje politike, pasqyrë më pasqyrë, u lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbial krejt edhe ajo çka ndodhi me të ashtuquajturën vizitë treditore në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

“Në fakt, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë, duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve që sot janë pjesë e Bashkimit Europian apo synojnë të bashkohen me të. Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se Shqipëria ishte më në fund e ndëshkuar, thanë se qeveria jonë ishte krejt e izoluar. U gënjyen, u gënjyen, se gjithnjë nga ajo mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe, në fund, në fund, humbën me turp dhe Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari”, tha Rama.

Sipas Ramës, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri–BE do të vulosë kalimin në fazën finale të negociatave, ndërsa theksoi objektivin që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.

“Kështu, më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian vulos përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hap fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar”, tha Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Popular posts from this blog

E trishtë: Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë-Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë, ku njëri nga tre të lënduarit ka ndërruar jetë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se viktima është një 47-vjeçar. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. “Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve, mashkull i moshës madhore 47 vjeç, si pasojë e lëndimeve nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, tha ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Tensione mbi Egje, 4 avionë luftarakë turq shkelin hapësirën dhe përplasen me ata grekë

Një përplasje në ajër midis avionëve luftarakë grekë dhe atyre turq F-16 të armatosur mbi në detin Egje, ndodhi sot (25 maj”, duke rritur tensionet në gadishullin ballkanik. Pas shumë muajsh, pilotët e avionëve turq që shkelën hapësirën ajrore kombëtare refuzuan të zbatonin udhëzimet dhe të ktheheshin në hapësirën ajrore turke, duke rezultuar në përfshirjen e tyre në një ‘përleshje’ virtuale me avionët grekë të gatishmërisë që “u ngritën” për t’i kapur. Sipas të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Helene, në FIR të Athinës, në Egjeun Verilindor dhe Juglindor, dy avionë të armatosur turq F-16 dhe dy avionë të tjerë spiunë turq CN-235 hynë pa paraqitur më parë planet e fluturimit. Përveç luftimit virtual, u regjistruan 4 shkelje të rregullave të trafikut ajror dhe 10 shkelje  të hapësirës ajrore kombëtare prej 10 miljesh detare (8 nga avionët CN-235 dhe dy nga F-16 turq).  Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online

Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë sot në fuqi, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në procedurat për marrjen dhe rifitimin e shtetësisë. Sipas tij, ligji i ri synon të lehtësojë dhe modernizojë procesin e aplikimit, duke reduktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe duke shkurtuar ndjeshëm afatet e shqyrtimit të kërkesave. Një nga ndryshimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për qytetarët që janë detyruar të heqin dorë nga ajo për arsye objektive. Tashmë, nga dokumentet e kërkuara më parë, mjaftojnë vetëm kërkesa e plotësuar dhe dëshmia se aplikuesi nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë në shtetin ku jeton. Po ashtu, aplikimi për shtetësi mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit është ulur nga 6 muaj në vetëm 30 ditë. Ligji është miratuar më 23 prill 2026 në Kuvendin e Kosovës dhe konsiderohet si një nga reformat më të rëndësishme në këtë fushë për diasporën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSin...