Rubio: Ka pasur "përparim të konsiderueshëm" në bisedimet me Iranin, SHBA kërkon ndalimin e armës bërthamore

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se është shënuar “përparim i konsiderueshëm” në zhvillimet e fundit diplomatike me Iranin.
Duke folur gjatë një konference për media në New Delhi, Rubio theksoi se qëndrimi i SHBA-së mbetet i pandryshuar: Iran nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore.
Ai shtoi se Uashingtoni po ndjek me shqetësim edhe kërcënimet për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të rrezikshme për stabilitetin ndërkombëtar.
Sipas tij, lejimi i veprimeve të tilla do të krijonte një precedent të rrezikshëm për tregtinë globale dhe sigurinë detare, ndërsa SHBA do të vazhdojë të ndjekë nga afër situatën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!