Skip to main content

Rruga drej BE-së: Shqipëria përparon me negociata, Gjermania e Holanda nënvizojnë edhe kushtet


Konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE shënon një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave për vendin tonë. Çdo nismë ligjore apo çdo lëvizje politike në Shqipëri do të jetë nën monitorimin e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE.

Tanimë Shqipërisë i jepet mundësia për të nisur me mbylljen e kapitujve, me objektivin e qeverisë që brenda 2027 të përmbyllë këtë fazë.

Ndërsa në Bruksel festohej dhe përqafohej, në Tiranë ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Holandës i treguan qeverisë shqiptare që këto dy shtete do të monitorojnë me kujdes zbatimin e reformave, por me një paralajmërim se pavarësia e drejtësisë është kusht i panegociueshëm.

Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në rast të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim, si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave.

Por gjithsesi Gjermania dhe Holanda shprehin mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, edhe pse një dashuri me kushte.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj, hapat përpara në grupkapitullin e “Themeloreve” përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Dakordësia për IBAR është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse, shkruan A2CNN.

Të martën në Bruksel, Shqipëria mori kushtet përmbyllëse për grupkapitullin e themeloreve që ka të bëjë me shtetin e së drejtës, funksionimin e demokracisë dhe kriteret ekonomike. Reformat për këtë grup kapitujsh janë të ndërlidhura edhe me kapitujt e tjerë, për këtë arsye është grupi i fundit që Shqipëria duhet të mbyllë me Brukselin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Popular posts from this blog

E trishtë: Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë-Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë, ku njëri nga tre të lënduarit ka ndërruar jetë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se viktima është një 47-vjeçar. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. “Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve, mashkull i moshës madhore 47 vjeç, si pasojë e lëndimeve nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, tha ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Tensione mbi Egje, 4 avionë luftarakë turq shkelin hapësirën dhe përplasen me ata grekë

Një përplasje në ajër midis avionëve luftarakë grekë dhe atyre turq F-16 të armatosur mbi në detin Egje, ndodhi sot (25 maj”, duke rritur tensionet në gadishullin ballkanik. Pas shumë muajsh, pilotët e avionëve turq që shkelën hapësirën ajrore kombëtare refuzuan të zbatonin udhëzimet dhe të ktheheshin në hapësirën ajrore turke, duke rezultuar në përfshirjen e tyre në një ‘përleshje’ virtuale me avionët grekë të gatishmërisë që “u ngritën” për t’i kapur. Sipas të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Helene, në FIR të Athinës, në Egjeun Verilindor dhe Juglindor, dy avionë të armatosur turq F-16 dhe dy avionë të tjerë spiunë turq CN-235 hynë pa paraqitur më parë planet e fluturimit. Përveç luftimit virtual, u regjistruan 4 shkelje të rregullave të trafikut ajror dhe 10 shkelje  të hapësirës ajrore kombëtare prej 10 miljesh detare (8 nga avionët CN-235 dhe dy nga F-16 turq).  Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë – procedura më të shpejta dhe aplikim online

Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë sot në fuqi, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në procedurat për marrjen dhe rifitimin e shtetësisë. Sipas tij, ligji i ri synon të lehtësojë dhe modernizojë procesin e aplikimit, duke reduktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe duke shkurtuar ndjeshëm afatet e shqyrtimit të kërkesave. Një nga ndryshimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për qytetarët që janë detyruar të heqin dorë nga ajo për arsye objektive. Tashmë, nga dokumentet e kërkuara më parë, mjaftojnë vetëm kërkesa e plotësuar dhe dëshmia se aplikuesi nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë në shtetin ku jeton. Po ashtu, aplikimi për shtetësi mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit është ulur nga 6 muaj në vetëm 30 ditë. Ligji është miratuar më 23 prill 2026 në Kuvendin e Kosovës dhe konsiderohet si një nga reformat më të rëndësishme në këtë fushë për diasporën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSin...