
Papa Leo XIV ka paralajmëruar se zhvillimi i pakontrolluar i Inteligjencës Artificiale po paraqet rrezik serioz për njerëzimin dhe mund të nxisë konflikte botërore.
Në dokumentin e tij të parë të madh teologjik si papë, ai theksoi se kontrolli mbi teknologjinë nuk duhet të mbetet në duart e “pak njerëzve”, duke kërkuar rregulla më të forta etike për përdorimin e saj, sidomos në luftë.
Papa deklaroi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale në operacione ushtarake duhet t’i nënshtrohet “kufizimeve më të rrepta etike”, ndërsa shtoi se teoria tradicionale e “luftës së drejtë” tashmë është e vjetëruar.
Në enciklikën e tij, Papa Leo XIV trajton edhe tema të tjera globale, përfshirë krizën e migrantëve dhe refugjatëve, duke theksuar se mënyra se si trajtohen ata është një “test i drejtësisë sociale”.
Ai gjithashtu kërkoi falje për rolin historik të kishës në legjitimimin e skllavërisë dhe vonesën në dënimin e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!