
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar në biseda private me bashkëpunëtorët e tij se Izraeli ka pak mundësi për të ndikuar në vendimmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Iranin.
Sipas dy burimeve izraelite të cituara nga Reuters, Netanyahu ka shprehur shqetësimin se Izraeli është lënë kryesisht jashtë negociatave që po zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje të mundshme.
Bisedimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për ndalimin e konfliktit që ka zgjatur për rreth tre muaj, pas një vale bombardimesh të përbashkëta SHBA–Izrael.
Zyrtarët izraelitë theksojnë se zhvillimet e fundit tregojnë një distancim të Izraelit nga procesi negociator, ndërsa Uashingtoni vijon diskutimet direkte me Teheranin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!