
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar 34-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 24 maj 1992, duke i cilësuar ato si një nga momentet më historike për shtetësinë dhe demokracinë në Kosovë.
Përmes një postimi publik, LDK theksoi se zgjedhjet e asaj kohe përbënin pikënisjen e rrugës drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve demokratike, në një periudhë të vështirë politike për vendin.
Në reagim u vlerësua edhe figura e ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili u cilësua si prijës shpirtëror dhe udhërrëfyes i popullit të Kosovës në rrugën drejt pavarësisë.
LDK rikujtoi se Rugova udhëhoqi proceset politike për më shumë se dy dekada dhe mbeti figurë kyçe në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në forcimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.
Sipas LDK-së, 24 maji vazhdon të kujtohet si Dita e Presidentit dhe simbol i fillimit të organizimit demokratik të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!