Skip to main content

Irani: Marrëveshja me SHBA-në ende larg, pavarësisht përparimeve në bisedime


Irani ka deklaruar se, ndonëse është shënuar njëfarë progresi në bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një marrëveshje përfundimtare nuk është ende afër.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqai, tha se palët kanë arritur përparim në disa prej çështjeve të diskutueshme, por theksoi se është e parakohshme të flitet për nënshkrim të afërt të një marrëveshjeje.

“Është e saktë të thuhet se kemi arritur në një përfundim për një pjesë të madhe të çështjeve që po diskutohen, por të thuash se marrëveshja është afër nuk është reale,” deklaroi Baqai.

Deklaratat vijnë pas komenteve të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili kishte sugjeruar se një marrëveshje mund të arrihej së shpejti. Bisedimet mes dy vendeve thuhet se përfshijnë çështje si armëpushimi, rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe negociatat mbi programin bërthamor të Iranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Popular posts from this blog

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Çyçavicë

Janë dëmtuar shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë. Kështu ka njoftuar faqja e fshatit Sibofc të komunës së Obiliqit, ku sipas tyre, dëmtimet janë shkaktuar nga persona të panjohur, ndërsa përmasat e tyre janë të tilla që kërkohet ndërhyrje për sanimin e tyre. Ata kanë bërë thirrje që rasti të trajtohet me seriozitet nga organet e rendit dhe të hetohen rrethanat e dëmtimit. Lidhur me rastin, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë janë dëmtuar shkronjat e UÇK-së edhe në Kaçanaik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Katalanasit shumë pranë nënshkrimit me Bernardo Silvën

Bernardo Silva dhe Barcelona kanë shtrënguar duart për një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare, sipas raportimeve nga RAC1, Alfredo Martínez dhe Pedro Almeida. Mesfushori portugez raportohet se do t’i bashkohet gjigantëve katalanas me një kontratë dyvjeçare. Silva do të transferohej si agjent i lirë, një lëvizje që përbën një lehtësim të madh për situatën financiare të klubit. Megjithatë, Barcelona do të duhej të paguajë një bonus nënshkrimi për lojtarin dhe agjentin e tij, shuma e të cilit ende nuk është bërë publike. Ky operacion konsiderohet si një sukses i rëndësishëm për klubin katalanas, i cili siguron shërbimet e një prej mesfushorëve më të vlerësuar në botën e futbollit pa paguar tarifë transferimi. Bernardo Silva, 31 vjeç, vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiola, ku fitoi çdo trofe të mundshëm në nivel klubesh dhe madje mbajti edhe shiritin e kapitenit në sezonin e tij të fundit me klubin anglez. Sinjali – aty ku e vërteta f...

E trishtë: Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë-Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë, ku njëri nga tre të lënduarit ka ndërruar jetë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se viktima është një 47-vjeçar. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. “Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve, mashkull i moshës madhore 47 vjeç, si pasojë e lëndimeve nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, tha ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/