
Ka përfunduar me fat rasti i raportimit për zhdukjen e një gruaje në Prishtinë, për të cilën familja kishte kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se E. B është paraqitur në Polici dhe ka njoftuar se motra e saj, Ziba Bajraktari, e raportuar më herët si e zhdukur, është kthyer në shtëpi gjatë orëve të para të mëngjesit të 22 majit.
Sipas familjarëve, 64-vjeçarja është kthyer rreth orës 03:00 dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar për krime të rënda.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!