"Do t'i publikoj fotot e videot" – e reja nga Gjakova denoncon bashkëshortin pas krizës për shkurorëzim

Një rast i dhunës psikologjike në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua e re ka denoncuar bashkëshortin e saj për kërcënime dhe shantazh pas problemeve në raportin martesor, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ku i dyshuari M.S dyshohet se pas mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen dhe procesin e shkurorëzimit, ka kërcënuar bashkëshorten e tij përmes telefonit.
Sipas kallëzimit të viktimës S. P.-S, ai i kishte thënë se do t’i publikojë fotografitë dhe videot e saj në rrjetet sociale, ndërsa e kishte ofenduar edhe me fjalë fyese.
Sinjali mëson se në këtë rast nuk ka pasur kontakt fizik mes palëve.
I dyshuari ende nuk është lokalizuar nga Policia, ndërsa me konsultim të Prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!