Skip to main content

Denzel Dumfries drejt largimit nga Inter Milan? Dy gjigantë evropianë shfaqin interesim


E ardhmja e mbrojtësit të Inter Milan, Denzel Dumfries, mund të marrë një kthesë të rëndësishme pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, kompeticion që konsiderohet si një mundësi ideale për holandezin që të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane para afatit kalimtar veror.

Edhe pse lojtari ndihet mirë te skuadra zikaltër dhe nuk ka shprehur pakënaqësi për jetën në Milano, interesimi për të vazhdon të rritet. Arsyeja kryesore lidhet me klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh, e cila hyn në fuqi gjatë muajit korrik dhe mund ta bëjë më të lehtë transferimin e tij.

Sipas raportimeve të “FCInterNews”, një nga ekipet që po e ndjek me vëmendje situatën është Liverpool FC. Klubi anglez raportohet se tashmë ka zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e futbollistit për të shprehur interesimin konkret.

Në garë për shërbimet e tij mbetet edhe FC Barcelona, e cila po e sheh Dumfries si alternativë të mundshme nëse vendos të përfitojë financiarisht nga shitja e Jules Koundé. Një operacion i tillë do të kërkonte lëvizje të rëndësishme në merkato, megjithatë drejtuesit katalanas nuk e kanë hequr nga lista emrin e holandezit.

Paraqitjet e Dumfries në ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës duket se kanë ndikuar pozitivisht në vlerësimin që katalanasit kanë krijuar për të, pasi mbrojtësi la përshtypje shumë të mira në ato përballje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Popular posts from this blog

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Çyçavicë

Janë dëmtuar shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë. Kështu ka njoftuar faqja e fshatit Sibofc të komunës së Obiliqit, ku sipas tyre, dëmtimet janë shkaktuar nga persona të panjohur, ndërsa përmasat e tyre janë të tilla që kërkohet ndërhyrje për sanimin e tyre. Ata kanë bërë thirrje që rasti të trajtohet me seriozitet nga organet e rendit dhe të hetohen rrethanat e dëmtimit. Lidhur me rastin, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë janë dëmtuar shkronjat e UÇK-së edhe në Kaçanaik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/

Katalanasit shumë pranë nënshkrimit me Bernardo Silvën

Bernardo Silva dhe Barcelona kanë shtrënguar duart për një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare, sipas raportimeve nga RAC1, Alfredo Martínez dhe Pedro Almeida. Mesfushori portugez raportohet se do t’i bashkohet gjigantëve katalanas me një kontratë dyvjeçare. Silva do të transferohej si agjent i lirë, një lëvizje që përbën një lehtësim të madh për situatën financiare të klubit. Megjithatë, Barcelona do të duhej të paguajë një bonus nënshkrimi për lojtarin dhe agjentin e tij, shuma e të cilit ende nuk është bërë publike. Ky operacion konsiderohet si një sukses i rëndësishëm për klubin katalanas, i cili siguron shërbimet e një prej mesfushorëve më të vlerësuar në botën e futbollit pa paguar tarifë transferimi. Bernardo Silva, 31 vjeç, vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiola, ku fitoi çdo trofe të mundshëm në nivel klubesh dhe madje mbajti edhe shiritin e kapitenit në sezonin e tij të fundit me klubin anglez. Sinjali – aty ku e vërteta f...

E trishtë: Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë-Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë, ku njëri nga tre të lënduarit ka ndërruar jetë. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se viktima është një 47-vjeçar. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. “Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve, mashkull i moshës madhore 47 vjeç, si pasojë e lëndimeve nga ky aksident ka ndërruar jetë. Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit”, tha ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/