
Rezervat e naftës së papërpunuar dhe karburanteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rënie drastike, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2003, në kohën kur tensionet dhe lufta me Iranin vazhdojnë të ndikojnë në tregjet globale të energjisë.
Sipas të dhënave federale të publikuara nga Administrata Amerikane për Informacionin e Energjisë (EIA), vetëm javën e kaluar rezervat kanë rënë për 17.4 milionë fuçi, pak para fundjavës së Memorial Day.
Situata është rënduar edhe më shumë nga mbyllja prej muajsh e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, duke detyruar industrinë energjetike amerikane të mbështetet në rezervat e ruajtura.
Ekspertët paralajmërojnë se ritmi aktual i konsumit nuk mund të vazhdojë për shumë gjatë.
“Ju nuk mund të vazhdoni me këtë ritëm përgjithmonë”, deklaroi Andy Lipow, president i kompanisë “Lipow Oil Associates”.
Rënia e rezervave ka shtuar shqetësimet për rritje të mëtejshme të çmimeve të karburanteve dhe për ndikime të reja në ekonominë globale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!