
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rugovë, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për viktima.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e trafikut.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke hetuar rastin për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!