
Një aksident trafiku është raportuar para pak çastesh në zonën e Veternikut.
Lexuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ka dëme materiale dhe prezencë e veturave të përfshira në aksident.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje zyrtare lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk është pranuar përgjigje.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me informacione zyrtare gjatë orëve në vijim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!