
Një aksident i rëndë trafiku është shënuar sot në aksin rrugor Viti-Kllokot, ku janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Gjilan, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15.
Sipas Osmanit, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Gjilanit, ndërsa hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Hetuesit e aksidenteve janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin”, deklaroi ai për Sinjalin.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te aksidenti, ndërsa gjendja e të lënduarve nuk është bërë publike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!