
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Kovragë, ku një veturë e tipit Passat është përplasur me një kamion të kompanisë “Haxhijaha”.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe sa është shkalla e dëmeve të shkaktuara nga përplasja.
Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!