Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Real Madridit, duke shënuar rikthimin e tij në “Santiago Bernabeu” pas më shumë se një dekade. Sipas “The Athletic”, 63-vjeçari tashmë ka nënshkruar kontratën me gjigantët spanjollë, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029, ndërsa prezantimi pritet të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në klub. Portugezi do ta zëvendësojë Alvaro Arbeloan, i cili shërbeu si trajner i përkohshëm pas largimit të Xabi Alonsos në janar, por nuk arriti ta shpëtojë sezonin e Real Madridit, që u mbyll pa asnjë trofe. Sipas raportimeve, Mourinho së fundmi ishte në krye të Benficës, pas shkarkimit nga Fenerbahce. Edhe pse kontrata e tij në Lisbonë ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027, një klauzolë lirimi në vlerë rreth tre milionë euro e ka bërë transferimin drejt Madridit relativisht të thjeshtë. Negociatat me Realin janë konfirmuar edhe nga eksperti i transferimeve, David Ornstein, i cili raportoi se bisedimet kanë përfunduar me sukses. Sip...